Papunësia apo ekonomia familjare janë disa prej shkaqeve kryesore që i detyrojnë të rinjtë kuksianë të largohen në vende të ndryshme të Europës, të cilët qëndrojnë nga 3 deri në 6 muaj.
Edisoni dhe Visari janë dy të rinj që janë larguar për një kohë të caktuar, njëri me studime e ndërsa tjetri për të punuar. Sot janë të rikthyer në qytetin e tyre, por nuk e përjashtojnë faktin që ndoshta pas disa kohësh apo vitesh mund të largohen përsëri.
Edison Rata tregon se “kam qëndruar 3 deri ne 6 muaj në Austri, Gjermani. Jam kthyer vetë pasi nuk doja të hyja në lsitë të zezë për të mos hyrë më në atë shtet. Kreysisht kam punuar ndërtim. Këtu nuk paguhem mirë. Gjithmonë kamë lëvizur prej pagesës sepse Europa paguan mirë. Shpejtë dua të ik përsëri. Këtë herë synojë të lëviz në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Montpellier të Francës kam qenë më studime ku kam qëndruar për 6 muaj. Po jap kontributin tim në lidhje me studimet që kam bërë. Kam shkuar nëpërmjet Erasmusit. Mirë është që të rinjtë që marrin dije në europë të vijnë ta sjellin kontributin në Kukës pasi kemi nevojë për kapacitete. Sot për sot nuk mendojë të lëviz nga Kukësi. Por në të ardhme nuk e di, edhe mund të lëviz, e gjitha varet nga mundësit që do më ofrohen” do të shtontë më tej Visar Mataj, i riu aktivist që prej vitesh angazhohet në nisma dhe çeshtje rinore.
Ndërsa për shoqërinë civile ikja e të rinjve është një problematike por dhe dhimbje, pasi sipas tyre po largohen energjia dhe kapacitetet rinore.
Lavdrim Shehu thotë se “largimi është një shqetësim për qytete të vogla si Kukësi. Rezulton që po ikën energjia, kapacitetet rinore. Në disa shkolla të largëta ka mbëtur vetem një djalë në klase pasi të tjerët kanë emigruar. Ekonomia, papunësia apo dhe pasja e familjarëve në europë jamë disa prej shkaqeve që po i largon të rinjtë nga Kukësi. Qeveria duhet të punojë më shumë në lidhje me krijimin e politikave dhe mundësive që i’u ofronë të rinjve. Ligji i për të rinjtë duhet të jetë funksional në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre”.
Emigrimi i të rinjve ka filluar qe në vitin 2014. Prej atëherë numri i të larguarve ka ardhur vetëm duke u rritur edhe pse mungojnë shifrat reale të të larguarve. Të dhënat tregojnë se Kukësi ka një popullsi prej 59 mijë banorë, prej të cilëve 25 mijë janë në qytet. Ndërkohë vihet re që Kukësi mban edhe moshën më të re me rreth 33.5%.
Top Channel