Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer replika të forta për projektin e Butrintit, në bashkëpunim me një fondacion shqiptaro-amerikan.
Sipas kryeministrit, opozita e kundërshton projektin pasi Berisha “ka frikën e amerikanëve dhe kundërshton çdo projekt amerikan”, ndërsa sipas Tabakut, Rama e mban të fshehtë projektin për Butrintin.
“Askush nga PD nuk ka sulmuar fondin amerikan. Rama foli për fondin, jo për Butrintin. E njëjta kompani që aplikoi në dhjetor 2020, nga drejtoria e drejtuar nga Kumbaro iu kthye përgjigje dhe u tha që aty nuk mund të punohet”.
Debati sot do të ishte pse zonat e mbrojtur përdoren për investime strategjike, thekson tabaku në fjalën e saj në kuvend.
“Sot ky parlament duhet të diskutonte pse dosja e Butrinitit nuk u bë publike. Opozita e ka fajin për çdo të keqe në këtë vend thoni ju”.
Rama, në replikën e tij, thotë se “unë e hodha idenë për ta bërë Butrintin park kombëtar”
“Fola për Butrintin, por mbase nuk më keni dëgjuar. Fakti është që deri në vitin 2018, e gjithë harta e zonave të mbrojtura ishte e pandryshuar, e Butrintit nuk ishte ndryshuar prej 20 viteve. Unë e hodha idenë për ta bërë Butrintin park kombëtar. Lidhja që ju bëni është një lidhje që për fat të keq ju bashkon në të njëjtën kulturë të të bërëit debat, për të bërë akuzë. Nuk e di çfarë keni me investitorët strategjikë”.
Nga harta e Butrintit, është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit, shprehet kryeministrit, ndërsa flet për zgjerim të hartës së zonave të mbrojtura, “që nga vënia në mbrojtje e shtratit të lumit të Vjosës, gjithë zonën e Thethit dhe të Valbonës, kemi luginën e Shalës park natyror, Munella shpallet park kombëtar”.
Top Channel