23/12 13:27
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, komentoi rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Duke e cilësuar Berishën si personazh të së shkuarës, Veliaj tha se “fakyti që shohom nga e ardhmja, është arsyeja pse nuk reagojmë për Berishën”.
“S’ka asnjë reagim për zgjedhjet në PD. Ne jemi kryeqyteti europain i rinisë, jo i pleqërisë. Duam të shohim para, të shohim nga e ardhmja. Ky është injorimi, si në një vaki, ku nuk flitet për atë që iku, as ne nuk do të flasim”, tha Veliaj.
Top Channel