Në mes të zhurmës së bombardimeve ruse në qytetin fqinj të Severodonetsk, në frontin lindor të Ukrainës, besimtarët e Kishës Ortodokse në Lysychansk marrin pjesë në një meshë në bodrumin e një kishe të dëmtuar.
Jehona e artilerive tronditi priftin Sergiy ndërsa zbriste në një bodrum për të udhëhequr lutjet në një kishë të dëmtuar nga lufta në frontin lindor të Ukrainës
Vetëm disa dhjetëra metra larg tyre ishte një njësi ukrainase që u kundërpërgjigjej rusëve me artileri të rëndë.
“Për shkak të luftës ne jemi detyruar të zhvendosim shërbesën tonë poshtë në bodrum. Unë jam rus. Por kam lindur këtu dhe Ukraina është atdheu im. Kjo që po ndodh është e keqe e pastër”, tha prifti.
“Njerëzit nuk duhet të qëllojnë pranë një kishe. Është e tmerrshme”, tha një nga të pranishmit në lutje.
Me dhjetëra njerëz kanë gjetur strehë në bodrumin që dikur shërbente si një objekt magazinimi.
E gjithë ndërtesa si pjesa tjetër e qytetit nuk ka energji apo ujë të rrjedhshëm prej javësh të tëra.
Top Channel