Ky do të jetë një sezon i mirë për fermerët që kanë kultivuar domate. Fermeri, Vladimir Cela, thotë se shumë bujq hoqën dorë nga kjo kulturë bujqësore pasi një vit më parë tregtarët e mëdhenj një kilogram domate e blen tek fermeri tepër lirë.
“Domatja ka pas çmim. Ne kemi shitur me 20-30 lekë, ndërsa sivjet po shesim me 100-120 lekë. “- tha fermeri Vladimir Çela
Por jo të gjithë bujqit kanë fatin e Vladimirit.
Në tregjet e Tiranës një kilogram trangull kushton 80-100 lekë, ky cmim i lartë që rëndon në xhepat e shqiptarëve nuk vjen nga fermrët, por nga grosistët, të cilët në një kilogram kërkojnë të fitojnë më tepër se 60 lekë.
“Momentalisht trangulli është 10-20-30 lekë kilogrami, ose po e shesim fare me arka . Ky është cmim që trangulli nuk mban veten e vet, e jo më të më mbaj mua me bukë, apo fëmijët e mi. Nëse ti nuk pranon ta shesësh me këtë cmim cfraë ndodh? Do ta hedhësh dhe detyrohesh ta marrësh aq sa thotë ai. “– tha Vafri Uka, fermer.
Edhe atëherë kur fermerët gjejnë tregun, ata përballen me një tjetër vështirësi, ajo e mungesës së punëtorëve në bujqësi.
” 70% punë këtu ne i kemi bërë vetë, pjesën tjetër me punëtor. “- tha Çela.
Përveç plehrave kimike, fermerëve kësaj herë edhe punëtoret e serave u kushtojnë më tepër.
” Si vjet është 2500 lekë ora për punëtor, ndërsa vjet 1500 lekë. ” -shtoi ai
Për fermerin nga fshati Karbunar i Lushnjës, këtë sezon çmimi dhe tregu për domaten nuk është një problem.
I gjithë prodhimi i tij do të eksportohen të vendet e BE. Por ndërkohë që një kilogram domate grosistët sot po e blejnë nga 100-130 lekë, në një tjetër situatë ndodhet fermeri 75 vjeçar, Vafri Uka, i cili një kilogram trangull po e shet 30 lekë të reja, çmim ky që nuk mbulon kostot e prodhimit.
Çmimet e perimeve ndryshojnë vetëm atëherë kur e kërkojnë grosistët, pavarësisht gjithçka një gjë është e sigurt pikat e grumbullimit gjithnjë fitojnë shumë, ndërsa ne konsumatorët hamë shtrenjtë. Për tch. R.M
Top Channel