Tre të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit ndaj militantëve Hezbollah brenda Sirisë (fotot)

21/05/2022 16:33

Observatori Sirian i të drejtave të Njeriut tha dje se Izraeli kishte vijuar sulme ajrore brenda territorit të Sirisë ndaj bazave ushtarake dhe objektivave ushtarake iraniane.

Tre njerëz ishin vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug të kryeqytetit Damask të nisur nga bazat në vargmalet Golan, thonin mediat izraelite duke cituar ministrinë e mbrojtjes.

Mediat siriane thonin se sistemet anti-ajrore ishin aktivizuar për interceptimin e “objektivave armiqësorë” në qiellin e kryeqytetit, por nuk thanë nëse kishin rrëzuar mjete ajrore ose raketa armike.

Disa fluturime ishin shtyrë në aeroportin e Damaskut si rezultat i sulmeve, ndërsa shpërthime ishin dëgjuar dhe në zonat bregdetare siriane.

Jugu i Damaskut ka qenë objekt i disa sulmeve që i janë atribuar Izraelit javët e fundit, mes të cilëve më i rëndi ishte ai ku katër ushtarë sirianë u vranë në periferi të Damaskut.

Së fundmi janë shtuar dhe reagimet me zjarr raketor ndaj gjuajtësve izraelitë nga ushtria siriane, në një përshkallëzim të situatës në konfliktin ende te hapur të Lindjes së Mesme.

FOTO GALERI
1/3
Observatori Sirian i të drejtave të Njeriut tha dje se Izraeli kishte vijuar sulme ajrore brenda territorit të Sirisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA