Gjyqi për Nuredin Dumanin/ Masa e arrestit iu dha ndërsa ndodhej i shtruar në spital

21/05/2022 15:22

Dy automjeteve ku po udhëtonin të veçuara, prokurorja dhe gjyqtarja që po hetojnë 8 grupe kriminale në Shqipëri , iu hap kjo derë herët në mëngjes.

Në të njëjtën kohë e kaloi pragun edhe avokatja e caktuar nga shteti që hyri në qelinë spital ku iu komunikua masa Nuredin Dumanit.

I njëjti grup udhëtoi drejt një tjetër ambienti për t’i komunikuar arrestin me burg edhe shokut të tij Henrik Hoxhaj.

Ashtu si miku i tij 35 vjeçar , fieraku mbahet i veçuar dhe ruhet nga shteti, që synon të mbledhë prova pas dëshmive të tyre ku numërohet saga e krimeve që implikojnë deri më tani edhe 30 persona të tjerë.

Ndaj dy vrasëseve me pagesë që janë kthyer në rrëfimtarë të drejtësisë rëndojnë 27 akuza në total duke nisur nga grupi kriminal, vrasjet me paramendim, grabitjet me dhunë dhe shkatërrimet me eksploziv.

Por 14 persona janë ende në kërkim në kohën kur lakohen se paguan për të vrarë Lulzim Mashën, bënë plan për të elminuar Endrit Doklën , paguan për të paralizuar ish bashkëshorten apo vrau nga Durrësi në Tiranë por edhe i vranë vëllanë gjatë larjes së hesapeve siç është Talo Çela. Në gjykatë u sollën për t’u njohur me masën e arrestit që ishte vendosur në mungesë 16 persona, mes të cilëve porositës për vrasjen e Fatmira Dedës, gruas që kërkoi drejtësi për djalin e vrarë, vrasës së Emiliano Ramazanit, të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, të Andi Zylyfit dhe vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Teksa shteti shqiptar ka marrë në ruajtje të afërmit e dy dëshmitareve , sfida e radhës është të kapë ata që nuk i kapi dot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA