24/11 15:21
Një protestuese gjysmë e zhveshur e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës ktheu gjithë vëmendjen mbi të gjatë tapetit të kuq të Festivalit të Kanës.
Në trupin e saj shkruhej “Ndaloni përdhunimin” përpara premierës së filmit të ri të regjisorit George Miller, Three Thousand Years of Longing.
Demonstruesja u dëgjua duke bërtitur dhe zyrtarët e sigurisë e mbështollën me një xhaketë përpara se ta largonin nga tapeti.
Në Twitter, grupi aktivist francez “Scum” tha se gruaja po protestonte ndaj dhunës seksuale të kryer ndaj grave ukrainase në mes të luftës.
Top Channel