Bashkimi Europian, nëpërmjet programit IPARD 3, do të financojë bujqësinë shqiptare me 112 milion euro, së bashku me fondin e qeverisë shqiptare 146 milion euro do të shkojnë për fermerët dhe sipërmarrësit që do të investojnë në sektorin e bujqësisë.
Që të behësh përfitues i programit IPARD, jo domosdoshmërish duhet të jesh fermer apo biznesmen
” Dikush që do të investojë në këtë sektor ka një vizion, projekt dhe plotëson kriteret e programit pasi të gjitha investimet duhet të jenë në zona rurale mund të aplikojë ” , tha Eranda Selmanaj, drejtoreshë AZHBR.
Por përveç vizionit për bujqësinë, aplikanitit i duhen edhe para.
” Ndryshon vlera e bashkëfinancimit nga 50%-75%, dhe pjesën tjetër duhet ta financojë aplikanti me kontributin e tij privat” , tha Selmanaj.
Nga ky program mund të përfitoj çdo projekt bujqësor që kap vlerën nga 10 mijë euro deri në 1 milion euro. Kriteri kryesor që të marrësh mbështetje financiare nga BE, është garantimi i sigurisë ushqimore.
“Buxheti i alokuar me 56% presim që të kemi mbi 1300 përfitues pra fermerë që do të financohen ose biznese agro apo çfarëdo. Në Programin IPARD II buxheti ka qenë 94 milion Euro, ndërsa në programin IPARD III ka një rritje të buxhetit”, tha ajo.
Thirrja e parë e programit IPARD III, pritet të çelet brenda vitit 2022. 146 milion euro do të shkojnë bujqësia vendase nëpërmjet 9 masave të ndryshme. Duke filluar që nga përpunimi dhe tregtimit I prodhimeve bujqësore si dhe të peshkimit e deri tek pyllëzimi.
Top Channel