“Tërhoqën bishtin ndër shalë”/ Aliebaj: Rama e pa që ata që propozuam për Presidentin, nuk i peshkon dot

20/05/2022 16:32

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se mazhoranca nuk pranon emrat që kanë propozuar për Presidentin e ri të Republikës, “pasi Edi Rama nuk i peshkon dot këta individë”.

Ky nuk është procesi ynë, është i shqiptarëve. Duhet të na karakterizojë serioziteti për të shkuar te profili dinjitoz i Presidentit.

Emrat që nxorëm dje, janë emra që kanë treguar disa vlera, që sfiduan për së largu Edi Ramën. Ata panë që asnjë nuk mund ta peshkonin dhe tërhoqën bishtin ndër shalë”, tha Alibeaj në një deklaratë për mediet.

Para se të fliste para gazetarëve, Enkelejd Alibeaj, njoftoi anulimin e mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku do të diskutoheshin kandidaturat për president të Republikës, pasi akuzon socialistët për ndryshim të qëndrimit

Mazhoranca i rikujtoi sot Enkelejd Alibeajt se “propozimi për President duhet të vijë edhe me firma mbështetëse nga opozita”.

Duke e marrë të mirëqenë faktin se Alibeaj do ta vijojë këtë proces me vetëm 23 deputetë që i shkuan në mbledhje, atëherë ai do të jenë në kushtet kur nga lista e 8 kandidatëve të zgjedhë vetëm një. Për të dorëzuar kandidaturën në sekretarinë e kuvendit deri pasditen e të kësaj të diele, emrit duket ti bashkëlidhen edhe 20 firma deputetësh propozues siç e kërkon kushtetuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA