Ndërsa vlerësoi punën e SPAK, ish-ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj, ngriti edhe një sërë problematikash për të cilat kërkoi një përgjigje nga drejtuesi i këtij institucioni Arben Kraja.

“Ka patur diskutim për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ka qenë patatja e nxehtë, edhe ndër nesh atëherë diskutohej ku është BKH . Praktikisht kemi dy prokurori dhe dy polici, pra kemi BKH e shkëputur nga policia e shtetit. Ju folët me fjalët tuaja, për bashkëpunimin shumë të mirë me policinë e shtetit dhe ky është lajm shumë i mirë, jam i gëzuar që e dëgjoj këtë gjë. Por duke lexur me kujdes raportin tuaj, rezultojnë vonesa për krijimin e strukturave që ua kërkon ligji, veçanërisht kjo e lidhur me njësinë e posaçme hetimore sipas kushtetutës BKH, konkresiht ende nuk është efektiv numri prej 60 hetuesisht të BKH, është bërë shpallja për rekrutime për hetuesit financiarë dhe pas 3 vjetësh ende nuk e keni. Ende nuk është kryer ende ngritja e plotësimit të shërbimeve gjyqësore pranë BKH edhe ky detyrim i ligjit. Po kështu edhe për disa struktura të tjera. Përse nuk përmbushen këto detyrime ligjore nga ana juaj? Nga vjen kjo qasje dhe cfarë mund të bëjmë ne?Do ta mbyll me diçka dhe ma lejoni për arsye specifike. Sot jeni 17, ju keni marrë përsipër një mision jetik për vendin dhe për atë që ne kemi ëndërruar që ta përmbushni  me sukses. Ju  sot keni kundërshtar vetëm veten, të tjerët janë sirenat. Përmbushni këtë mision.” u shpreh Xhafaj.

Në përgjigje, kreu I SPAK tha se prokurorët e posacëm janë totalisht jashtë ndikimeve dhe praktikave të mëparshme. Lidhur me vonesat në funksionimin e BKH, Kraja tha se është cështje procedurat që duhen ndjekur e që kërkojnë kohë

“Ne jemi krijuar me një baze ligjore tjetër, në lidhje me atë që ndryshojmë nga Krimet e Rënda. Ne jemi munduar të krijojmë një mentalitet të ri. Po mundohemi të japim më të mirën.

Për pyetjen se në mbledhjen e prokurorëve, ka qenë një procedurë që është bërë rast pas rasti, nuk them dot një numër të saktë. permenda nje shifer te urdhrave që ka nxjerrë drejtuesi, kemi nxjerrë akte që rregullojnë punën procedurën e funksionimit të laboratorit, të procedurës së sistemit të përgjimit në drejtim të thjshtimit sa më shumë të procedurave për të vendosur kontakt prokurori me personin që përgjon.

Për priorizimin e cështjeve , jemi profesionistë jemi midis një kontradiktke midis ligjit  dhe publikut , jemi munduar të bëjmë më të miren. Si rregullohet? Ose ndryshoni ligjin t’i jepni të drejtë prokurorit ta fillojë ose jo, pra jemi të detyruar të funksionojmë me të njëjtën baze ligjore. Për pavaresinë e prokurorëve, prokurorët janë të pavarur, se ua garaton ligji se drejtuesi s’ka ndërhyrë asnjëherëas në çështje konkrete se prokurorët i zgjidhnin vete.

Për shortin manual , drejtuesit i jepet e drejta t’i ndajë cështjet sipas sepcializimit të prokurorëve. Midis bazës ligjore kam zgjedhur shortin manual. Për procedimet kryesisht duhet të flasim në terren se pse janë kaq pak, duhet ta shohim në makro, është një mori detyrash që prokurorët kanë dhe kjo ndikon që ata të kenë numër të ulët të cështjeve të filluara kryesisht.

Për BKH , procesi i ngritjes së një strukture ka afate. Kur u emëruam ne ishim tetë prokurorë  dhe filluam menjëherë për procesin e rekrutimit të BKH, por ka disa procedura që duhen ndjekur, ka llogjike të ligjit. Përzgjedhja ka një proces vettingu që duhej bërë, kërkon një kohë të caktuar. Të gjitha këto janë bërë. Pasi u zgjodh drejtuesi, nisëm me hetuesit, fillimisht u zgjodhën 28 prej tyre. Gjatë gjithë procesit të ngritjes së strukturës kemi qenë të monitoruar nga komisioni i rishikimit të ndërkombëtarëve. Është një proces i vështirë, kam ardhur këtu dhe ju kam thënë ka filluar që dretori i BKH është emëruar por s’ka rrogë, kam ardhur këtu dhe ua kam thënë drejtori e mori rrugën me tetë muaj me vonesë. u shpreh Kraja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA