Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca shkeli marrëveshjen për presidentit.
Ai tha se raundet duhet të marrin kohën maksimale dhe opozita të vijë me kandidatë të përbashkët.
“Raundet të marrin kohën maksimale, duhet të respektohet, nëse opozita nuk sjell kandidatura në datën 23 raundi i tretë siç është dakortësuar do të jetë në datën 30. Kujtoj se ka qenë kërkesë e opozitës, ju keni qenë, nuk jeni vetëm përfaqësues të mediave, por edhe të publikut. Nëse ne nuk kemi rënë dakord, ose kemi rënë dakord që mbështesim me firma kandidatin e opozitës, keni thënë se ne i keni firmat? Nëse arrin të bëjë bashkë, nëse një kandidat, dy kandidatë, nuk ka asnjë shkelje edhe nëse ata do të tërhiqen, edhe procesi që kemi nisur, opozita duhet të vijojë të vijë me kandidatë të përbashkët”, tha Balla.
Top Channel