Michel pro ndarjes nga Maqedonia e Veriut nëse nuk hapen negociatat, mbështet Ballkanin e Hapur: Bashkohuni të gjithë në këtë nismë

20/05/2022 12:29

Presidenti i KE-së Charles Michel është shprehur ditën e sotme në Tiranë se do të mbështesë Shqipërinë në vendimin e saj në ndarjen nga Maqedonia e Veriut, nëse në qershor nuk hapen negociatat sërish për anëtarësimin në BE si shkak i vetos Bullgare.

I pyetur nëse mbështet Ballkanin e Hapur, ai tha se është totalisht pro kësaj nisme dhe ftoi të gjithë vendet të bashkohen pasi do të jetë një ndihmë e madhe e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rama: Unë e kam thënë ia thashë dhe presidentit, jemi në një linjë me Këshillin Europian dhe deri në fund kur të kryhet mbledhja ne shpresojmë që bullgaria të hapi rrugën dhe të dyja vendet të nisin negociatat. Në rast se nuk ndodh ne do të ndryshojmë kursin dhe do të kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për tu shkëputur nga kthetrat e Bullgarisë.

Pse Shqipëria nuk ndahet nga Maqedonia e Veriut në udhëtimin e saj në BE? Çfarë qëndrimi keni për Ballkanin e Hapur?

Michel: Lidhur me pyetjen e parë dua të them se kjo ndarje është shumë e përligjur dhe që në Shqipëri ka padurim për të kapërcyer këtë pengesë. Jam një partner i angazhuar për të zgjidhur të gjitha problemet. Për të zgjidhur këtë situatë do ta bëjme vlerësimin në muajin qershor, shpresoj që para fundit të qershorit ta zgjidhim këtë gjë. Pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe ligjore.

Une e mbështes Ballkanin e hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohën në këtë nismë sepse do të jenë më të mëdha aftësitë për të bashkëpunuar. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA