Lija e majmunit është një tjetër sëmundje infektive që po përhapet në Europë që nga fillimi i muajit maj, si fillim në Britani, Portugali, Spanjë dhe së fundmi edhe në Itali.

Është sëmundje e kafshëve, por përhapet edhe te njerezit nëpërmjet kontaktit, duke shfaqur temperaturë, ethe dhe fluska të mbushura në lëkurë. Nuk është semundje seksualisht të transmetueshme, por rastet e Anglisë janë kryesisht meshkuj që kryjenë marrëdhënie me meshkuj. .

Lija e majmunit ka një vdekshmëri më të lartë edhe se sa Covid 19.

“Nëse Covidi e kishte 4% vdekshmërinë, lija majmunit e ka 6 %”.

Mjeket thonë se nuk ka vend për panik, madje të gjithë ata që kanë lindur para viteve ‘80 janë të mbrojtur pasi janë vaksinuar ndaj lisë, por më pas vaksinimi u ndërpre.

Lija e majmunëve është një sëmundje që haset në Afrikë por përherë të pare ajo po përhapet në Europë dhe në vende te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA