“Jeni i zhgënjyer nga Alibeaj?”, Balla: Data më e rëndësishme për mua është 19 maj 2021

20/05/2022 17:29

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca shkeli marrëveshjen për presidentit.

Ai theksoi se PS nuk ka prishur asnjë marrëveshje, duke kundërshtuar deklaratën e Alibeajt.

“Do ta bënim publikisht ku unë si kryetar zotohem se 74 e PS do ta mbështesin me votë, kjo është një gjithë që nuk lëviz dhe s’do lëvizet kurrë në asnjë herë. Marrëveshjet janë marrëveshje, garancinë që na jepni ca firma që të plotësojmë marrëveshjen, le ta themi të biem dakord kjo është e rëndësishme se garancia e votimit të sallë nuk bie në diskutim, dua që Alibeaj ta kthejë mbrapsht që PS nuk i respekton marrëveshjet, e ka shumë gabim”, tha Balla.

Gazetari: Zoti Alibeaj deklaron se marrëveshja është prishur, meqenëse diskutimet dhe marrëveshjet u shtruan në tavolinë, 17, 18 maj, ndryshe nga Rama që më 17 maj të 5 viteve më parë, arriti suksesin, ju jeni i zhgënjyer nga zoti Alibeaj?

“Data më e rëndësishme për mua është data 19 maj 2021, atë do të kujtoj gjithë jetën”, tha Balla.

Kujtojmë se më 19 maj 2021, ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA