Hetuesit kanë konfirmuar se kanë ekstraduar një ish-ushtar amerikan në lidhje me përdhunimin e vrasjen e një gruaje 37 vjet më parë.
29-vjeçarja e paemeruar ishte përdhunuar e rrahur me goditje të forta, aq sa ishte pranë vdekjes në qytezën gjermane të Goeppingen në tetor 1985.
Në Gjermani ka aktualisht rreth 100 baza ushtarake amerikane.
Hetuesit besojnë se gruaja ishte kërcënuar me thikë dhe plagosur rëndë, teksa kthehej në shtëpi nga një kurs qëndisjeje.
Sipas raportimeve sulmuesi ishte përpjekur ta varroste të gjallë në një zonë pyjore pranë vendngjarjes.
Prokurorët thonë se sulmuesi te përpjekur të mbulonte krimin e tij duke e tërhequr gruan thuajse të vdekur larg qendrës së qytezës.
Ata nuk pranonin të tregonin identitetin e saj apo nëse është ende e gjallë sot.
Viktima e mbijetuar megjithë tmerrin e saj, kishte përshkruar sulmuesin si një ushtar amerikan me ngjyrë por nuk kishte arritur ta identifikonte nga fotografitë e portreteve dhe më vonë cështja ishte pezulluar.
Por kësaj jave prokurorët gjermanë në Ulm njoftuan se një ushtarak amerikan në pension 64 vjeçar është ndaluar për çështjen e disa dekadave më parë.
I dyshuari është arrestuar muajin e shkuar në shtetin e Mississippi dhe kohët e fundit është ekstraduar në Gjermani pas përputhjes së testeve të ADN-së me provat e skenës së krimit.
Prokurorët thanë se i dyshuari ka refuzuar të flasë por as të kundërshtojë urdhrin e ekstradimit, ndoshta për t’iu shmangur dënimit për shkelje të tjera në SHBA.
Ata konfirmonin raportimet e rrjetit gjerman SWR se është dënuar gjithashtu për disa krime të dhunshme në vendin e tij.
Zhvillimi vjen teksa hetuesit gjermanë kanë rihapur një tjetër rast krimi të vjetër seksual, për të përcaktuar nëse i njëjti i dyshuar mund të jetë përgjegjës.
Rasti ka të bëjë me trupin e lidhur të një 31-vjeçareje punonjëse kuzhine të gjetur në qytezën e largët të Deggingen, disa muaj pas sulmit në Goeppingen.
Asokohe njësitë amerikane ishin stacionuar në kazermat Cooke Barracks nga fundi i vitit 1960 deri në 1991.
Zhvillimi u konfirmua nga prokurori publik i Ulm, Michael Bischofberger.
Top Channel