Elon Musk mohon ngacmimin seksual ndaj stjuardesës së avionit privat në 2016 (fotot)

20/05/2022 17:07

Miliarderi thotë se raportimi se ka paguar $250 000 në vitin 2018 për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual, është “totalisht i pavërtetë”.

Elon Musk nuk pranon se “është ekspozuar” dhe ka bërë komente vulgare ndaj stjuardesës së avionit privat te kompanise në 2016, siç raportohet se fundmi nga rrjeti Business Insider.

Rrjeti thotë se më pas kompania e Musk pagoi stjuardesën $250,000 për të mbyllur çeshtjen ndaj njeriut më të pasur të botës.

Paditësja ishte kontraktuar si stjuardesë në avionin privat të drejtuesve të SpaceX ku sipas akuzave Musk ishte ekspozuar ndaj saj me penisin në ereksion, e kishte fërkuar në këmbë pa i marrë leje dhe i kishte ofruar t’i blinte një kalë nëse ajo i kryente një masazh erotik, sipas intervistave e dokumenteve të publikuara nga Business Insider.

Musk, i cili llogaritet se zotëron më shumë se $200 miliardë dollarë dhe drejton disa kompani të mëdha inovacioni, i tha 94.1 milionë ndjekësve të tij në rrjetin Twitter se akuzat janë “terësisht të pavërteta”.

Incidenti në fjalë kishte ndodhur në 2016 dhe marrëveshja ishte arritur në 2018. Sipas deklaratave vajza pas punësimit ishte këshilluar të trajnohej si masazhatore që t’i bënte masazhe Musk. Në një prej këtyre masazheve në avionin e Musk, Gulfstream, ai i kishte bërë propozimet e padenja.

Stjuardesa që nuk përmendet me emër nga ‘Insider’ thotë se i ishte kërkuar të shkonte në kabinën e Musk gjatë një fluturimi drejt Londrës, për t’i bërë “masazh të plotë trupor”. Kur hyri në dhomë ajo gjeti Musk “tërësisht të zhveshur, përveç një çarçafi që i mbulonte pjesën e poshtme të trupit”.

Në deklaratë thuhet se gjatë masazhit Musk “i ekspozoi organet gjenitale” si dhe “si dhe e preku dhe i ofroi t’i blinte një kalë nëse do të bënte ‘më shumë’.

Por stjuardesa, e cila eshte amatore kuajsh, kishte refuzuar dhe vazhdoi me masazhin pa aktivitet seksual.

Në deklaratë thuhet se pas incidentit stjuardesa ndjehej se po lihej e distancuar në punën e saj “duke u shtyrë të largohej pasi kishte refuzuar të prostituonte veten”, thuhet në deklaratë.

Ajo mori një avokat në vitin 2018 dhe dërgoi dosjen te burimet njerëzore të SpaceX.

Çështja ishte zgjidhur me anë të një ndërmjetësi në një seancë ku ishte edhe vetë Musk, shkruan Insider. Në nëntor të atij viti u ra dakord për largimin nga puna me nje pagesë “ndarjeje” prej $250,000 ku përfshihej dhe zotimi për të mos paditur.

Në reagimin e tij Musk shkruante se kjo nuk është e gjithë historia: “Sikur të isha përfshirë në ngacmim seksual, kjo nuk do të ishte hera e parë në karrierën time 30 vjeçare, prandaj është diçka e motivuar politikisht”.

Pa iu referuar artikullit në veçanti, Musk tha se pretendimet ndaj tij duhet të shihen gjithmonë me lente politike.

FOTO GALERI
1/3
Elon Musk nuk pranon se “është ekspozuar” dhe ka bërë komente vulgare ndaj stjuardesës së avionit privat te kompanise në 2016

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA