Alibeaj akuzon mazhorancën për ndryshim të qëndrimit/ Balla: Të rikthemi në tryezë dhe të diskutojmë të gjitha propozimet për Presidentin

20/05/2022 17:11

Pasi kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se ka ndryshuar qëndrim për procesin e zgjedhjes së Presidentin, Taulant Balla ftoi sërish opozitës të rikthehet në tryezë “për të diskutuar të gjitha emrat”.

“Bëj thirrje që të rikthehemi në tryezë. Le të bisedojmë emrat. Kjo gjë duhet bërë me seriozitet. Dy ditë më parë nuk ka pasur dakordësi për formulën 4:2:1”, tha Balla për mediet.

Në rast se gjejmë dakordësi për një emër, do ta mbështesim, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, por “nuk mund të thuash o zgjidh një nga këto katër, ose unë të denoncoj për shkelje të marrëveshjes” iu drejtua ai në këtë mënyrë Alibeajt, në pamundësi për t’ia thënë përballë, siç shprehet.

Në mbledhjen ku shkuan vetëm 23 deputetë, dolën tetë kandidatë për Presidentin e ri të Republikës.

“Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ata emra? Ai dokument nuk pranohet i tëri, pranohet pjesërisht parimi. I kanë tetë kandidatura, le të vijmë për të teta dhe ne do të themi se ç’mendojmë për njërin, ç’mendojmë për tjetrin”.

Duke i kujtuar opozitës se ka dhe disa ditë kohë në raundin e dytë, Balla i ftoi të ulen në tavolinë. Raundi i dytë dhe i tretë i takon vetëm opozitës, tha deputeti.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA