Varreza e frikshme e mijëra avionëve ushtarakë, të lënë të vdesin në shkretëtirën e Arizona, SHBA (fotogaleri)

19/05/2022 17:33

Pamje të frikshme ajrore vinin së fundmi nga një varrezë masive avionësh luftarakë nga shtetin amerikan të Arizona, ku mijëra fluturakë jashtë përdorimi janë vendosur në rreshta të rregullt në vendin e fundit të prehjes në shkretëtirë.

Fotografi gjerman Bernhard Lang kapi pamjet e mahnitshme pranë bazës  ajrore 309 të mirëmbajtjes e rigjenerimit në Tucson.

Të gjithë reshtat organizohen sipas modeleve e masës, duke përfshirë dhe avionë civilë të mbetur pa aktivitetet.

Rreth 4,000 avionë janë depozituar në bazën Davis–Monthan në një hapësirë prej më shumë se 100 hektarësh, çka e bën atë impjantin më të madh në botë të këtij lloji.

Avionët ushtarakë mund të parkohen këtu, të çmontohen apo të riciklohen.

Përbërësit e tyre mund të hiqen, rishiten dhe materialet bazë të dërgohen për riciklim.

Kushtet e thata dhe toka e fortë e bëjnë bazën vendin ideal për ruajtjen e mjeteve ajrore, pasi dhe avionët më të rëndë nuk zhyten ose demtohen në sipërfaqe.

Disa prej avionëve të ruajtur si Concorde e Tupolev Tu-144pritet të vendosen në muzeume  por shumica e tyre pritet ‘të vdesin’ këtu nëse nuk gjejnë shërbim ose shfrytëzim për pjesët e tyre.

FOTO GALERI
1/11
Fotografi gjerman Bernhard Lang kapi pamjet e mahnitshme pranë bazës ajrore 309 të mirëmbajtjes e rigjenerimit në Tucson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA