
24/02 22:16
Një qytetar është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase në rajonin perëndimor të Rusisë, mëngjesin e sotëm në Kursk.
Guvernatori rajonal Roman Starovoi ka bërë me dije se sulmet goditën një fabrikë etanoli në fshatin Tyotkino dhe si pasojë disa shtëpi u prekën nga ky sulm.
Tyotkino ndodhet 1.5 milje (2.4 kilometra) nga kufiri Ukrainë-Rusi. Të dy anët e kufirit midis Kurskut dhe Ukrainës kanë parë sulme të përhershme artilerie këtë muaj.
Top Channel