Avokati Spartak Ngjela tha mbrëmjen e sotme në “Top Story” se lista e nxjerrë ditën e sotme nga grupi i Enkelejd Alibeajt është gabim.
Ngjela tha se grupi i Alibeajt mund të propozojë vetëm një emër sipas kushtetutës. Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se do donte një standart të ri për zgjedhjen e presidentit, që opozita të përfshihej më shumë në proces.
Biseda në Studio:
Spartak Ngjela: Kjo është gabim si listë. Grupi i Alibeajt vetëm një mund të propozojë. Këta kanë metodë tjetër, nuk është se shkelin ndonjë ligj, por nuk më pëlqen si metodë.
Klotilda Bushka: Ka disa hapa. Vetëm një kandidatë mund të propozojë një deputet, pavarësisht kësaj, procesi i paraprin një procesi politik. Ne si shumicë, kërkuam një dialog gjithëpërfshirës, nisëm me PD por pa lënë mënjanë të tjerët. Opozita të ketë rolin e vet. Kur flas për këtë proces, flas për këtë që ofroi PS, do donim të kishim një standart të ri për Presidentin, që opozita të përfshihej në një proces. Tre raundet e para e kanë këtë mundësi. Një raund është është djegur. Nëse opozita do merrte pjesë, ato 20 deputetë do kishin më shumë sesa një rast. Logjika është që në këtë proces politik, më në fund, u arrit që të kishte, pas një raundi të djegur dhe jam e keqardhur për këtë. Fakti që kanë dalë me një listë dhe është rënë dakort. Ka tre hapa te ky procesi, sillen emrat, diskutohet. Shumica ka deleguar nëj skuadër prej tre anëtarësh, të cilët do të bëjnë vlerësimin e emrave. Do të jetë grupi i PS që do dëgjohet.
Fatmir Mediu: Mund të ketë dhe 8 të tjerë nesër.
Top Channel