Një tjetër alarm për një bombë është lëshuar në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Këto alarme kanë ardhur përmes postës elektronike drejt policisë ditën e sotme.

Zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative, të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

Policia tha se ka caktuar një perimetër sigurie dhe ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, derisa specialistët policorë ta verifikojnë informatën.

Një alarm për bombë përmes postës elektronike, të martën, më 17 maj, u raportua edhe në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA