Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha gjatë mbledhjes për zgjedhjen e kreut të shtetit se nuk do propozojnë kandidatë pa propozuar opozita.
“I takon opozitës të jetë bashkëpunuese se ne nuk i plotësojmë 84 vota, na takon edhe ne të jemi bashkëpunues. Kemi pasur dëshirën që të ulemi, si sot, jemi ulur veçmas. Ajo që tha Mediu e ka thënë edhe në takimet që kemi pasur edhe pa media, edhe zonja Doda pak a shumë të njëjtën. Zoti Alibeaj thotë se opozita të ketë të drejtën e propozimit, keni të drejtë të keni të drejtën e propozimit por jo atë monopol apo ekskluziv . Mendoj që tek ai dokumenti të gjitha palët kanë të drejtë të propozojnë, të hënën kemi raundin e dytë që presidenti të zgjidhet duhet të ketë 20 firma ta propozojmë, i keni ju firmat? Se e tillë është procedura kushtetuese, silleni kandidatin natyrshëm nëse do të ishte kandidat unik, opozita mund të sjellë 3 kandidatë, natyrshëm besoj se të keni parasysh që kemi vënë një se kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk ka. Këtu këtë gjë ta keni të qartë. Nuk do propozojmë kandidat pa propozuar ju, ju do propozoni ne do ta mendojmë do ta shprehim me votë. Kemi edhe ne të drejtën e propozimit, kemi dy muaj që jemi përgatitur ”, tha Balla.
Top Channel