Zgjedhja e presidentit të ri ka mbledhur sërish grupet parlamentare të përfshira në negociata.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj theksoi sërish se kreu i ri i shtetit duhet të ketë legjitimitet.
“Është rëndësishme që ai që do të ulet të ketë legjitimietet, kjo është kusht për presidentin që të jetë as i njërit asi tjetrit por i të gjithë shqiptarëve. Që është një garanci që i shërben atyre. Qëndrimi ynë është bërë publik jo vetëm në mënyrë publike por edhe me shkrim u është ofruar qëndrimi si PD. Së pari nga rregullat kushtetuese. Kushetuta parashikon që në tre raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me së pari me 84 vota”, tha Alibeaj.
“Duhet të jetë një proces jo përjashtues por gjithëpërfshirës”, shtoi ai.
Top Channel