Forcat e armatosura ukrainase raportuan se kanë rimarrë një tjetër vendbanim në rajonin e Kharkiv, ndërsa kundërsulmet vijojnë akoma.
Luftimet e ashpra ruse në rajonin e Luhanskut vijojnë, njëkohësisht po bëhen shumë përpjekje për të shkatërruar mbrojtjen e Ukrainës.
Në Kharkiv, shtabi i përgjithshëm ditën e sotme tha se “si rezultat i ofensivës së trupave tona, vendbanimi i Dementiivka u çlirua”. Dementiivka është rreth 20 milje (35 kilometra) në veri të Kharkiv.
Shtabi i përgjithshëm njoftoi gjithashtu se luftimet vazhduan në pjesë të tjera të zonës dhe forcat ruse po përparonin rreth fshatit Ternova, afër kufirit në veri-lindje të Kharkiv, për të bllokuar ukrainasit të përparojnë drejt linjave të furnizimit.
Për të ndaluar përparimin e forcave ruse drejt qyteteve Severodonetsk dhe Lysychansk, Garda Kombëtare e Ukrainës raportoi se ata kanë shkatërruar ura, të cilat do të ndihmojë në mbrojtjen e vendeve nën drejtimin e ukrainasve.
Sipas CNN, shtabi i përgjithshëm ukrainas vazhdon të mbajë nën kontroll forcat ruse, të cilat po përpiqen të avancojnë në jug në rajonin e Donetskut.
Top Channel