“Paratë, ose publikova videot”/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, kërcënonte një 19-vjeçare nga Brazili

18/05/2022 09:07

Eraldo Dervishi , një 29-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka shantazhuar një 19-vjeçare.

Ka qenë e reja nga Brazili e cila e ka denoncuar 29-vjeçarin nga Tirana se e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ai i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.

Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA