Deri në raundin e tretë, opozita do të propozojë kandidatin për President të Republikës. Ishte ky konsensusi i arritur në tryezën e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të PS dhe grupeve parlamentare të opozitës mbi procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Pas kërkesës së Alibeajt, maxhoranca ra dakord që ekskluziviteti i propozimit të emrave për kreun e ri të shtetit t’i kalojë trojkës opozitare në dy raundet e ardhshme.
Taulant Balla tha se në tre raundet e para, PS nuk do të propozojë asnjë emër. Nëse nuk miratohet asnjë kandidat deri në përfundim të raundit të tretë, PS ka të drejtën të propozojë në raundin e katërt dhe të pest, ku edhe i ka firmat për të votuar e vetme kren e shtetit.
“Deri në raundin e tretë, propozimet i keni ju. Keni të drejtën e propozimeve. Bëjini si ta doni ju. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakort. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Miratohet”, tha Taulant Balla në takimin me përfaqësues të grupeve palamentare për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Për zgjedhjen e kreut të Shtetit. kushtetuta ka parashikuar 5 raunde votimi, ndërsa parlamenti ezauroi raundin e parë pa kandidatë. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash. Ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
Pjesë nga diskutimet në tryezë:
Spiropali: Ejani pasdite dhe këto parime që i keni në qëndrimin tuaj, mëshirojini në emra konkretë. Propozimi i Mediut ishte i arsyeshëm. Askush nuk mund ta vërë në diskutim ftesën tonë, ka qenë seriozë që në filli. Ky proces synon zgjedhjen e presidentit në raundet e parë, as pranojmë dhe as nuk vëmë kushte. Ne investojmë durime dhe aty ku ka nxitim dhe kërkesë për tju shmangur. Ju e shihni si një patate të nxehtë por është një proces i ftohtë. PS i është përmbajtur kriteret që ju i keni sjellë. Nga PS është zgjedhur vetëm Rexhep Mejdani, burrë shumë i nderuar. Asnjë deputet nuk mund të mbajë peng zgjedhjen për pretendime për legjitimet të këtij vendi. E keni të tejkaluar këtë debat. Pyetja që lind është cila karta dhe epërsia juaj ndaj nesh, që pretendoni se ju jep ekskluzivin në këtë proces. Në flasim për compromise, ju nuk jeni sjellë si ne në rrethana në ngjashme. Ju s’keni hyrë ende në proces se nuk keni prodhuar ende asnjë proces apo produkt të gatshëm, ju ftojmë shumë sinqerisht të na jepni emra, këto dy raunde janë për ju dhe këta emra do i shohim pa asnjë lloj paragjykimi. T’i japim një president të të gjithë shqiptarëve se presidenti aktual ka qenë i juaj, president më opozitar nuk mund të kishit gjetur. Është detyrim juaj të sillni disa emra, pastaj diskutoni gatishmërinë tonë për t’ diskutuar.
Alibeaj: Me këtë të fundit e prishe, ju deshët të merrni presidencën e FSHF. S’jeni për tu testuar, këtu ka vetëm një gjë. Ky është detyrim ndaj njerëzve, por se konsideruat kështu, e keni nisur me këmbë të gabuar. A e pranoni këtë dokument apo jo. E dimë që mendja juaj është në raund e katërt dhe të pestë. Ne propozimin na e jep kushtetuta, me 20 firma propozohet një emër. Tre raundet e para propozimi të jetë i opozitës, pikë.
Taulant Balla: Deri në raundin e tretë, propozimet i keni ju. Keni të drejtën e propozimeve. Bëjini si ta doni ju. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakort. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Miratohet.
Top Channel