15/11 19:14
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen propozoi ditën e sotme ndihmë të re makro-financiare për Ukrainën deri në 9 miliardë euro (9.5 miliardë dollarë) këtë vit.
“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe kur ata do të rindërtojnë vendin e tyre. Sigurisht që ne duhet të mendojmë për të nesërmen dhe përpjekjet më të gjera të rindërtimit.” tha von der Leyen gjatë një deklarate në transmetim.
Von der Leyen tha gjithashtu se Bashkimi Evropian ka një interes strategjik për të udhëhequr këtë përpjekje rindërtimi.
Top Channel