Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i Eraldo Dervishit në Tiranë, i cili akuzohet se ka shantazhuar një vajzë nga Brazili.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se gjithçka nisi në rrjete sociale, aty ku gjatë kontakteve me njëri tjetrin, e reja nga Brazili i dërgonte shqiptarit video intime.
Më pas, 29-vjeçari, i cili i ishte prezantuar brazilianes me emër tjetër, e fton atë për një vizitë në Shqipëri.
Pasi ajo mbërrin në Tiranë, dy të rinjtë janë takuar dhe Eraldo Dervishi i ka marrë asaj pasaportën, të cilën e ka përdorur për ta shantazhuar.
Madje ai e ka shantazhuar se do t’i publikonte videot intime nëse nuk i jepte një shumë parash.
Vajza ka shkuar në polici ka bërë kallëzim duke dorëzuar numrin e celularit të djalit të cilin e njohu në rrjetet sociale.
Shërbimet e Policisë pas hetimeve të kryera e kanë identifikuar kush është dhe e kanë arrestuar
Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Top Channel