Republikani Fatmir Mediu, pjesë e negociatorëve të opozitës për presidentin e ri të Republikës, paralajmëroi tërheqjen nga procesi nëse vijohet të shkohet në seanca parlamentare pa kandidatë.

Mediu tha se nuk ka pse të marrë pjesë në një proces farsë, që në fund do i japë të drejtën maxhorancës të zgjedhe kreun e ri të shtetit.

“Cilësitë i kemi, por është absurde të hyjmë në parlament pa pasur kandidatura. Ne japim vlerë një procesi ku nuk jemi pjesë e këtij procesi. E shtyjmë raundin që ta zgjedhi maxhoranxa. Ne si opozitë duhet të dalim me një kandidatë, me dy ose tre, ose të mbajmë qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Të gjitha kriteret duhet të mëshirohen te kandidaturat.

Nuk kemi kohë, përpara se të ulemi me ju, do të ulemi mes vetes sonë. Në 2002, kandidatura e Mojsiut u propozua nga Teodor Laço, ne uleshim si të barabartë për të gjykuar dhe për të vendosur. Kam bindjen se kam ardhur në respekt të asaj çka kemi ndërtuar deri tani, por nuk kam pse të jem pjesë e një procesi ku nuk ka rezultat konkret dhe i jep frymë një procesi anormal, që do i japë vetëm maxhorancës të zgjedhje.” u shpreh Mediu. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA