Dosja e Dibrës shkakton debat në këshillin e Integrimit/ Tabaku: Shembulli më i keq! Manja: Më vjen keq që harrova të …

18/05/2022 13:35

Dosja 184 e Dibrës, ka shkaktuar debat mes kryetares së Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

“Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuara Ulsi Manja ulur këtu me mua është shembulli me i keq. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës” u shpreh Tabaku në fjalën e saj.

Por në përgjigje, Ministri Manja iu përgjigj me ironi kryetares së Këshillit, ndërsa tha se harroi të sjellë një tufë me lule.

“Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan.”- u shpreh Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA