Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të propozojë në 2 raundet e tjera emrat dhe kandidati të votohet.
Gjatë takimit me grupet parlamentare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Balla tha se do ta ketë mazhoranca të drejtën e propozimit të kandidatëve, por do ta bëjnë pasi opozitës të çojë emra konkret.
Taulant Balla: Në tre raunde të para, presim propozime. Ku i dihet, në propozimet tuaja mund të zgjedhim, Këtë ja kemi thënë edhe pa media, edhe kolegëve të tjerë të opozitës, i kemi thënë hajde të ulemi. Nuk është e vërtetë që kemi përjashtuar politikën,kemi thënë që nuk mund të jetë nga PS. Propozimi ynë është që ju të keni të drejtën tuaj të propozoni, por e drejta juaj nuk është ekskluzive, por vetëm deri në raundin e tretë. Propozoni dhe ne shohim mundësinë. Ju duhet të vini në sallën e Kuvendit dhe ta shprehni me votë. Kushtetuta i tejkalon të gjithë këto, ta fusim procesin në rrugë kushtetuese, uluni me njëri tjetrin, sillni 2 kandidatura dhe i fusim në proces. Nuk kemi më kohë, unë dua që më 23 maj ne të kemi një votim për një kandidaturë, nëse ju e keni seriozisht dhe i keni firmat. Nëse doni të sjellim kandidaturë që në raundin e dytë, na thoni dhe ne e sjellim. Në 2007, një pjesë e opozitës ka propozuar një kandidat, që nuk u pranua nga shumica dhe u rrëzua, pastaj shumica e realizoi procesin por nuk është ai momenti që i ka bërë nder Shqipërisë. Do ishte mirë që të ishte bërë me konsensus, prandaj politika është e tillë. Unë e mendoj që të kalojmë tek faza tjetër. Kemi rënë dakort për të gjitha kriteret. Opozita propozon në raundin e dytë dhe të tretë kandidaturat. Po të doni edhe në raundin e katërt. Sillni kandidaturat të hënën dhe ne i presim, kjo është korrekte. Kemi kohë deri të dielën, tja japim Shqipërisë mundësinë e një feste ku secila prej palëve garon me kandidatin e vet. Dy kushte u hoqën. Këtu do jemi edhe në 2027, që të veprojmë më këtë model.
Top Channel