Votohet marrëveshja për Butrintin/ Opozita lajmëron se do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese

17/05/2022 19:46

Mes debatesh dhe kontestimet nga ana e opozitës, marrëveshja për administrimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro amerikan u miratua sot nen për nen nga Komisioni I Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës.

Ndërsa e cilësoi këtë një akt antikushtetues në dëm të trashëgimisë kulturore, deputetja e opozitës Ina Zhupa paralajmëroi të çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse marrëveshja nuk ndryshohet.

“Ju doni përsëri sot të kaloni një ligj i cili do të atakohet në Gjykatën Kushtetuese nëse e kaloni kështu siç është sepse është në kundërshtim me Konventën e Parisit. Është një model i cili ua garantoj që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ky ligj nëse e miratoni kështu siç e keni do t’ju rrëzohet, siç u rrëzua edhe vendimmarrja e Teatrit. Ju lutem mos e votoni”, u shpreh Ina Zhupa, deputete e PD-së.

Çdo vit fondacioni do të raportojë si pranë ministrisë ashtu pranë UNESCO. Është një model që duke e filluar me standard, ta pilotojmë edhe në site të tjera.” Elva Margarita, ministre e Kulturës
“Këtu nuk ka koncesion, është një fondacion i regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe është pa qëllim përfitimi”, thotë deputetja socialiste Anila Denaj.

Por, skepticizmi nuk mungoi as në radhët e mazhorancës. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi nga qeveria që të garantojë me ligj se zona e mbrojtur në parkun e Butrintit nuk do të preket nga ndërtimet.

“Për të mbrojtur marrëveshjen, peizazhin nga interesi dhe presioni I shtuar po bëj këtë propozim që me ligj qeveria të ngarkohet për të garantuar kufijtë e parkut kombëtar të parkut të Butrintit zonë e mbrojtur. Pa këtë do kthehet shumë shpejt si Amfiteatri I Durrësit. Në dijeninë time të paktën në një rast parku Kombëtar I Butrintit zonë e mbrojtur është cenuar. Ça ndodhi ndodhi, a ka mundësi më të mos cenohet më. Sepse vërtetë themi interes strategjik po të shkoj të ndërtoj një hotel e kam të vështirë ta mendoj”.

Pas miratimit nga Kuvendi, marrëveshja që i jep të drejtën fondacionit shqiptaro-amerikan të administrojë këtë park për një periudhë 10-vjeçare do të votohet nga deputetët e Parlamentit në seancat e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA