“Shqipëria e do Ilirin para drejtësisë”, Meta i përgjigjet Ramës: Kam armët e mia më të forta

17/05/2022 12:22

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas deklaratave të kryeministrit Rama, kur tha se e gjithë Shqipëria e do Ilir Metën, para drejtësisë.

Meta tha se pas 25 korrikut do të jetë ai që do të shkojë në SPAK e para gjykatave me fakte e prova për korrupsionin qeveritar.

“Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ajo pjesë që i rreh zemra për interesin kombëtar. Ne e kemi kohën përpara, ajo që shqiptarët presin është një lider ship që mban fjalën. Ajo që shqiptarët presin është llogaridhënia e të gjithëve, më bën përshtypje por edhe juve pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet, që e ka kapur për fyti.

I bën thirrje SPAK të hetojë Metën, shumë mirë bën që e bën këtë. Madje t’i cojë edhe pyetjet apo cështjet. Ilir Meta ka armët më të forta, e vërteta dhe transparenca. Më keni parë ndonjëherë t’I shmangem drejtësisë? Përkundrazi, gjithmonë kam dhënë shembullin për t’u ballafaquar. Pas 24 korrikut është e sigurtë që Ilir Meta do shkojnë te SPAK me fakte e prova, jo me deklarata politike për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen cdo ditë përpara syve të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Po kush e ka penguar SPAK të hetojë Saliun, apo Ilirin ku ka qenë kryeministër. Po pse i bën këto, të mos hetojnë Stelën, mërtirin, Zoton dhe grupin criminal që drejton Shqipërinë. Po pse do frenojë ai Ilir me këto lloj përrallash e mashtrimesh? Ilir do i shkojë deri në fund, për ato gjëra që I ka bërë ai Shqipërisë e shqiptarëve.” u shpreh Meta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA