“Opozita duhet të propozojë kandidatra për kreun e ri të shtetit, ose të ndërpresë pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së Presidentit të republikës” Kështu u shpreh sot në konferencën e kryetarëve, Fatmir Mediu, kreu I grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”.
Mediu tha se opozita i ka mundësitë për të propozuar një emër, pavarësisht sjelljes së maxhorancës, ose në të kundërt tha ai nuk ka pse të marrë më pjesë në seance boshe, për t’u bërë fasadë e një procesi farsë.
“Mendoj që është ndër momentet më të rëndësishme të një kuvendi zgjedhje e presidentit, dhe si I tillë kërkon një angazhim serioz për të kuptuar detyrimin kushtetues që kemi.
Mendoj që opozita ka autoritete dhe figura qoftë politike, për ti propozuar për kandidatë për president. Domosdoshmërisht ne duhet jot të bëjmë séance bosh por me propozime konkrete, mundësisht të negociuara që t’I tregojmë qytetarëve që duam një president mbi palët e që sjell një qasje të re në institucionin e presidentit. Nëse do vijojmë pa fund diskutimet, e do shkojmë në séance bosh, personalisht por edhe opozita duhet të mos bëhemi pjesë e një procesi farsë, që të shkohet te raundi I katërt dhe I pestë.
Ky është gjykimi im, kam bindjen se ajo që duhet të zgjedhim është propozimi I kandidaturave, pavarësisht nga sjellja e maxhorancës. Kam vlerësuar dhe I shikoj të bazuara të gjithë kërkesat, por sot kriteret personifikohen te njeriu që do të propozojmë. Nuk duhet të humbasim kohë me debate, por të përcjellim kandidaturën. Dhe I kemi mundësitë për ta bërë këtë, të paktën ne të kryejmë detyrimet tona si opozitë.” u shpreh Mediu.
Top Channel