Presidenti i ri/ Alibeaj pas takimit me Ballën: I kërkova vetëm një gjë, propozimin ta bëjë opozita

17/05/2022 18:56

Kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për mediat pas takimit me Taulant Ballën tha propozimi i emrave pa pasur rregulla në fillim, nuk e bën serioz procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Alibeaj tha se gjatë takimit kërkoi vetëm transparencë, pasi sipas tij është ilaçi më i mirë kundër pazareve. I pyetur nëse i kanë 20 firmat , Alibeaj tha se kjo mbetet për tu parë.

Në takim i kam kërkuar vetëm një gjë. Dokumentat të bëhen me media sepse transparenca është ilaci më i  mirë kundër cfarë do lloj pazari dhe kjo është një gjë që ju e doni dhe publiku e do. Nesër në ora 10 jeni të ftuar për të parë diksutimin për qëndrimin që ne kemi mbajtur. Po ta lexoni platformën, i shërben interesit publik se dhe produkti do të jetë i tillë. Të ketë një proces gjithëpërfshirës. Presim nesër. Nesër ajo sallë duhet dhe është e hapur për këdo të vijë, edhe zoti Mediu edhe Doda, kanë të drejtën e tyre për të diskutuar atë qëndrimin tonin, Kjo është arritje jo e vogël. Unë kam durimin që ne ti diskutojmë të gjitha gjërat hap pas hapi, e kuptoj që Balla do të ecë shpejt, por kushtetuta thotë që në tre raundet e para duhen me 84 vota. Ne kemi bërë propozimin tonë, rregullat, pastaj emrat. Ta kemi propozimin ne, ta ketë opozita. Më e rëndësishme është kjo, nuk duhen emra pa rregulla, është jo serioze. Nesër do të shohim cili është qëndrimi i palës tjetër. Ne e kemi bërë shërbimin tonë, presim palën tjetër.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA