23 Maji do ta gjejë kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë te zgjedhjes së Presidentit të ri.
Me të gjitha gjasat do të jetë një raund si i pari pa kandidatë. Në Konferencën e kryetarëve, përfaqësuesit e opozitës përsëritën pakënaqësitë për mënyrën se si po zhvillohet procesi.
“Deri më tani heshtje nga shumica, nuk është i sinqertë është hipokrit të kalohë 3 raundet. I keni marrë të gjithë merreni edhe këtë”
“Do të ishte e udhës që presidenti i ri të jetë as i Ramës, as i Metës, as i Berishës, por një person që të shihet si investim.”
“Nëse do të shkojmë në seanca bosh pa kandidatë, të paktën personalisht duhet të mos bëhemi pjesë e një procesi fasadë që të presim të vijë ai raund.”
Por shumica socialiste ngulmon për një proces pa kushte.
“PS për të propozuar nuk ia hiqni dot dhe ta vendosni si kusht. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk zgjedhin më president. mblidhni grupin e sillni edhe 4 emra po deshët.
Top Channel