Deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PD në konferencën e kryetarëve nuk u përqafuan nga republikani Fatmir Mediu.
Në replikë me Alibeajn, Mediu u shpreh se historia e PD, është një histori 30 vjecare dhe nuk mund të quhet asesi një histori skutash.
“E kam shumë merak shkeljen e parimeve, e dyta ju them ju se ajo PD ka një histori 30 vjecare, që s mund të quhet histori e skutave. Njerëz që kanë marrë pjesë në procese për të zgjidhur kriza. Po përgjithësimi sikur politika fillon sot historinë nuk i shërben këtij procesi.
Do ishte mirë mos bëjmë përgjithësime kemi patur angazhimin në momente shumë të vështira. Nuk I kemi mbushur mendjen njëri tjetrit por partnerëve tanë. Pajtohem që duhet të ketë kritere, por të cilat në fund do vijnë te emrat dhe ne si opozitë, farsë po, por unë nuk kam shqetësimin se cfarë do të bëjë rama e maxhoranca, Shqetësimi im, është raporti me Kushtetutën. Mund të diskutojmë me njëri tjetrin për të arritur në këtë pikë. Po s’kemi pse marrim pjesë në proces për kuorum.”- u shpreh Mediu.
Top Channel