‘Dy vjet shkova në Medrese’, aktori Lulzim Beqja: Jam i përkëdhelur nga fati, teatri më largoi nga makthet
Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë në një aksident këtë pasdite në Dhërmi dhe shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të njërit prej mjeteve.
Drejtuesi i betonieres, 50-vjeçari me iniciale N.A., në vështirësi për të menaxhuar frenat ka goditur nga pas një kamion të parkuar në rrugë. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, për trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel