Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj pas konferencës së kryetarëve tha se maxhoranca nuk pranoi të diskutonte mbi dokumentin për zgjedhjen e presidentit nga ana e PD dhe vendosi të largohej.
Alibeaj theksoi se beteja e opozitës nuk është me maxhorancën, por me publikun, të cilit duhet t’u japë llogari për zgjedhjen e emrit.
“Ne po marrim pjesë substancialisht, propozojmë një sërë numrash duke mos përjashtuar palët e tjera, kemi kaq kohë që presim dhe askush nuk kthen përgjigje, ka një vrap për emrat, ka rëndësi procesi për ne, vetëm një proces gjithëpërfshirës, emri të jetë legjtimitet për të ardhmen. Ta di që nëse është zgjedhur presidenti jo vetëm nga shijet, pro nga virtyteve të veta, për shkak të virtyteve, vlerave që mbart jo pse ne biem dakord këtu. Të jetë ca rregulla, ca kritere, nëse pranohet nga maxhoranca mund të kalohet nga emrat. Maxhoranca spërdredhjet zgjidhet me 71 vota. UNë isha i gatshëm, ata ikën. Ato historitë jam u gatshëm s’jam i gatshëm jo. Ka diçka më shumë solemne dhe serioze. ia kemi bërë të qartë se ka sens të behet dhe të zgjidhet brenda raundeve, të zgjedhin një president edhe njëherë të mos jetë zgjedhje e palëve politike”, tha Alibeaj.
“Ne kemi betejën me publikun, unë nuk dua të bëj pazar, lojë kungulleshkash , të duket sikur po shmangem? Kush po shmanget, unë po them ikën, ata u fshehën. Nuk merrem me lojëra unë jam serioz, isha i gatshëm, e kam të shkruar të japin një përgjigje e pranojmë se pranojmë, e kanë këtë mundësi. jo në dhoma të errëta në sytë e shqiptarëve.”
Top Channel