Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë, por mbi punën e strukturave tona

16/05/2022 20:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur sot në takimin e Këshillit Koordinues të qarkut Tiranë, tha se falë mirëorganizimit dhe koordinimit në çdo degë të saj, sot Partia Socialiste është forca më e pathyeshme e më solide në Republikën e Shqipërisë.

“Të gjithë presin që Shqipëria të performojë më mirë, Shqipëria të ngrihet më lart, Shqipëria të transformohet, por koncepti i kombit është një koncept abstrakt. Kombi ka një qeveri, qeveria vendoset nga zgjedhjet, zgjedhjet janë një garë mes partish dhe e thënë më shkurt: fati i këtij kombi, varet nga fati i kësaj partie, mënyra si qeveris, si organizohet, si i fiton betejat dhe si i bashkon njerëzit Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndaj, edhe sot në këtë takim të parë, ku secili prej nesh do të duhet që të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, formula është shumë e qartë. Aty ku secili prej nesh e bën me këtë përgjgjësi pjesën e vet, atëherë e gjithë panorama e madhe e një Partie Socialiste fitimtare dhe të vendosur është kartolina jonë e fitores,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se strategjia fituese e PS nuk ka qenë llogaria e një opozite të përçarë, por llogaria e punës brenda strukturave të saj.
“Ne kemi një betejë çdo 2 vite. Një herë është beteja për Parlamentin, pastaj është beteja për bashkitë, por këtë vit ne patëm 2 beteja të parakohshme, që ishin betejat në Vorë dhe në Rrogozhinë, fatmirësisht me një sukses të jashtëzakonshëm, me mbi 60%, thuajse 70% në këto njësi. Por unë do të thoja se fillimi i vetëpëlqyeshmërisë është problem dhe nëse ne mendojmë që jemi të pathyeshëm dhe s’kemi kundërshtarë, do të thotë se nënvlerësojmë të gjithë ato që po ndodhin në shoqërinë tonë dhe të gjitha shqetësimet. Unë besoj se kjo fitore nuk është kompliment për faktin se ishim në kushte të jashtëzakonshme, me një opozitë jo në formën e vet më të mirë dhe besoj që strategjia jonë fituese nuk ka qenë llogaria e një opozite të përçarë. Strategjia jonë fituese ka qenë llogaria e punës sonë. Ne gjithmonë kemi bërë llogarinë tonë, ne gjithmonë kemi bërë patronazhimin tonë, gjithmonë kemi bërë listat tona, gjithmonë kemi bërë fushatën tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se dhe në garat e ardshme formula do mbetet e njëjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA