Të shtëna me armë/ Kush është ish-kandidati për kreun e PS në Durrës që u plagos
16/05/2022 13:56
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në një prej lokaleve të Durrësit.
Burime zyrtare të policisë thanë se si pasojë e një konflikti çastit, ka mbetur i plagosur 31-vjecari me inicialet A.K.
Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur është Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës.
Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e të shtënave, 31-vjeçari ka marrë plagë në këmbë.
Sakaq nga policia e qytetit bregdetar vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel