Ushtria ukrainase pretendon se njësitë ruse kanë pësuar “humbje dërrmuese personeli dhe pajisjesh” gjata avancimit drejt rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut.
“Në disa rajone, niveli i këtyre njësive është reduktuar me gati 20%”, tha Oleksandr Shtupun, zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm.
Që kur morën rrënojat e Popasna-s në fillim të këtij muaji, forcat ruse shumë pak terren kanë kapur prej atëherë. Ato janë përpjekur gjithashtu të shtyhen nga Iziumi për disa javë, e kanë tentuar pa sukses të mësyjnë dy fshatra në jug të qytetit.
Pavarësisht kësaj, Kievi pret që Moska të ndërmarrë një sulm të ri në rajonin lindor të Donbasit, pas hovit që mori kundërsulmi ukrainas rreth Kharkivit.
Që nga dështimi për të marrë kryeqytetin në fillim të agresionit në muajin shkurt, kontrolli i Donbasit është bërë një nga objektivat kryesore të Moskës por inteligjenca perëndimore parashikon se fushata e saj do të ngecë mes humbjeve të mëdha dhe rezistencës së ashpër.
“Ne po përgatitemi për përpjekje të reja të Rusisë për të sulmuar në Donbas, e për të intensifikuar disi lëvizjen e saj në jug të Ukrainës. Pushtuesit ende nuk duan ta pranojnë se kanë ngecur në një qorrsokak dhe se i ashtëquajturi ‘operacion special’ i tyre tashmë ka falimentuar”, tha Zelensky.
Trupat e Kievit kanë bërë aq shumë përparim në rajonet veriore saqë pothuajse kanë arritur në kufirin me Rusinë, sipas këshilltarit të ministrisë së brendshme Vadim Denisenko, megjithëse sirenat e sulmit ajror ranë sërish mëngjesin e sotëm në Kharkiv.
Arestovich tha se forcat ruse që tërhiqeshin po dërgoheshin drejt Luganskut me detyrën të Severodonetskun, qyteti më lindor që ende mbahet nga Ukraina rënia e tij do t’i jepte Kremlinit de facto kontrollin e Luhanskut, një nga dy rajonet së bashku me Donetsk që përbëjnë Donbasin.
Top Channel