Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme/ Olsjan Çela del para KPL-së

16/05/2022 12:34

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela ndodhet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë këtë të mërkurë ku po zhvillohet seanca dëgjimore për raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ajo që pritet të thotë është komentimi i situatës kritike në vend. Janë 205 prokurorë, ku shumica presin procesin e vlerësimit në Vetting. Në shtator të vitit 2021 prokurori i përgjithshëm, i ka kërkuar policisë që të përforcojë oficerët e policisë, ndërsa ka 250 të tillë. Sipas raportit të vitit 2021 janë dorëzuar mbi 10 mijë dosje me gati 6 mijë persona të pandehur. Olsjan Çela pritet të pyetet mbi ngarkesën, bashkëpunimin e SPAK. Jo vetëm për hetimin e pastrimit të parave, por edhe mbi masat që ka marrë prokurori i përgjigjëm gjatë procesit të Vettingut”, tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Kujtojmë se më parë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua seanca dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Pas sulmit të kreut të qeverisë Edi Rama ndaj SPAK i cili krijoi shumë debat, kryeprokurori Arben Kraja dha llogari para KLP-së.

Arben Kraja u ankua në Këshill për volumin e lartë të përgjimeve që nuk mundësohet të zbardhen në kohë, mos plotësimin e BKH me kuotën prej 60 hetuesish dhe madhe edhe për drejtoreshën e Byrosë për të cilën theksoi se kishin këndvështrime të ndryshme.

Megjithëse nuk e shtjelloi më tej duke shtuar se të huajt kanë dhënë rekomandimet e tyre, ajo për të cilën ankohet Kraja në raport me Hajnaj, lidhet me trajtimin që SPAK i bën BKH si polici gjyqësore në një kohë që ata kanë rolin e hetuesit. pikërisht këto pozita po lufton që të ruajë Aida Hajnaj , për të cilat u premtua se do ishin modeli i FBI amerikane.

Kreu i KLP paralajmëroi Arben Krajën se qeveria e prokurorisë së shpejti do nisë vlerësimin e të gjithë prokurorëve në rang vendi, ku nuk përjashtohen as prokurorët e posaçëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA