I pranishëm në Tiranë në kuadër të javës amerikane, që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplimatike SHBA-Shqipëri, ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fjalimin e tij, në konferencën Gjithmonë bashkë krah për krah, Pompeo dha edhe një mesazh të shkurtër politik, ku theksoi se duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë e shkulur korrupsionin në vend.

“Kur mora emërimin më mori Beker, isha drejtor i CIAs në atë kohë, e dija që ishte një person i shkëlqyer. Ai e kishte mbajtur mend momentin që kisha ardhur në Shqipëri.

Ai e dinte se dicka unike dhe historike ndodhi në atë moment. Atëherë isha ushtar i ri. Në tetor 89 ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani.  Dy vite më vonë ajo erdhi këtu në Shqipëri. Që atëherë marrëdhënia mes dy  vendeve është forcuar shumë.

Pash që dy kombet tona kanë punuar krah NATOs dhe kundër terrorizmit në mbarë botën. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri. Shpresoj të vendosim një division më të ploë këtu dhe të jeni më të aftë ushatarakish. Kam shërbyer si ushtar në njësinë e NATOs, miqësia jonë vlen shumë. Kjo marrëdhënie e fortë, është e vecantë sidomos në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Po e shohim në Ukrainë, duhet ta ndihmojmë atë të rindërtohet e për këtë do punojmë së bashku. Kjo miqësi do ketë edhe 100 vite të tjera. Unë kam shërbyer si në opozitë ashtu edhe në maxhorancë. Duhet vullnet nga secili spektër, për të mbrotjur demokracinë shkulur korrupsionin. Faleminderit që punoni me ne. Më bëni një ftesë kur të kemi 125-vjetorin”- u shpreh Pompeo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA