“Ku do të shkoj unë?”, familjarët qajnë me të madhe, digjet banesa në Fier
16/05/2022 10:57
Një banesë në Mbrostar Ura në Fier është djegur, ndërsa familjarët kanë ngelur në qiell të hapur.
Në godinën thuajse të shkatërruar jeton Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.
Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin.
I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.
Familja jetonte duke mbledhur bidona.
Top Channel