Humb jetën njëri nga të plagosurit e aksidentit në Barbullojë të Lezhës, 66-vjeçari nuk i mbijeton plagëve

16/05/2022 18:07

Njëri nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në fshatin Barbullojë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se 66-vjeçari Ndoc Nikolli nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit dhe ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Barbullojë në afërsi të Rrilës ku dy automjete u përplasën dhe si pasojë u plagosën tre persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA