NATO-ja do të bëjë çmos që Finlanda dhe Suedia të kalojnë përmes një procesi të përshpejtuar anëtarësimi, tha për DW zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana.
Sipas Mircea Geoana Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga partneret më të afërta të NATO-s. “Nuk ka nevojë të përmendet procesi i shkëlqyer demokratik, aftësitë e nivelit të lartë të ushtrive të këtyre vendeve si dhe fakti që të dyja vendet kanë një nivel shumë të lartë ndërveprimi me NATO-n. Ato do t’i shtonin vlerë sigurisë së tyre, sigurisë sonë dhe në përgjithësi sigurisë së komunitetin transatlantik”, tha ai.
Partia në pushtet e Suedisë mbështet ofertën e anëtarësimit në NATO
Social-Demokratët që janë në pushtet në Suedi theksuan se mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO. Me qëndrimin pro ndaj anëtarësimit në NATO social-demokratët krijojnë një shumicë të madhe në parlamentin suedze në favor të anëtarësimit.
Pas pushtimit rus të Ukrainës Partia Social-Demokrate suedeze hoqi dorë nga dekada të tëra kundërshtimi ndaj anëtarësimit në NATO.
“Sot Partia Socialdemokrate Suedeze mori një vendim historik për të thënë po për kërkesën për anëtarësim në NATO”, shkroi Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde në Tëitter pas takimit të kësaj partie ditën e dielë (15.05.).
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, do të kërkojë në parlament të hënën (16.05) mbështetje të gjerë për kërkesën për t’u anëtarësuar në NATO.
Anderson tha në një konferencë shtypi, se është e bindur se në Riksdag ka një mbështetje të gjerë parlamentare për kërkesën e Suedisë për anëtarësim.
Finlanda gati kërkesën për anëtarësim në NATO
Po të dielën, fqinji dhe aleati i ngushtë i Suedisë Finlanda konfirmoi se do të bënte kërkesë për anëtarësim në NATO.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nuk pret ndonjë vonesë për shkak të rezervave të Turqisë. Turqia ka bërë të qartë, se nuk do ta bllokojë antarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në aleancë, tha Stoltenberg në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin. “Ndaj kam besim, që sa u përket rezervave të shprehura nga Turqia, ne do të mund të veprojmë në atë mënyrë që të mos ketë vonesa në procesin e antarësimit”, tha Stoltenberg, i cili për shkak të një infeksioni mori pjesë përmes video-konferencë snë këtë takim.
Ministri i Jashtëm turk: Suedia provokon
Ministri i Jashtëm tur Mevlut Çavusoglu vlerësoi në Berlin qendrimin pajtues të Findlandës, por kritikoi Suedinë për deklarata “provokuese” gjatë bisedimeve në Berlin. “Deklarimet e ministres së Jashtme suedeze për fat të keq nuk janë konstruktive. Ajo vazhdon të bëjë vërejtje provokuese”, tha Çavusoglu para gazetarëve. Ministri përdori tone pajtuese në adresë të Finlandës, që në sfondin e “rezervave të Ankarasë ka mbajtur qendrim me respekt”, tha ai. “Ndërsa nuk shohim të njëjtin qendrim në Suedi”, theksoi ai.
Presidenti tur Rexhep Tayip Erdogan i kritikoi të dyja vendet. Ato shërbejnë si një “strehë e sigurtë për terroristët e PKK-së”, partisë kurde të punëtorëve, që si nga Turqia ashtu edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA është përfshirë në listën e zezë të organizatave terroriste./DW
Top Channel