Vendi ynë këtë të diel do të përfshihet nba mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Por pas mesditës vranësirat do të shtohen duke sjellë shira pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar vijën bregdetare.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore.

Parashikohet që orët e vona të pasdites të largojnë vranësirat nga territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por nga 8°C minimalja, termometri do të shënojë deri 27°C.

Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe det duke arritur shpejtësinë max 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzimi i ulët.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë prezente. Konkretisht me diell dhe temperatura relativisht të larta paraqiten në gadishullin Iberik si edhe Europën Juglindore ku termometri në disa rajone do të ngjitet deri në 29°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA