Temperaturat e ajrit deri në 29°C, parashikimi i motit për sot
14/05/2022 07:52
Sipas MeteoAlb: Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta i gjithë territori i vendit ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke ri-sjellë motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si mëngjes, dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzimi mbi 2 ballë.
Top Channel